Flash News

E-TJERA

Trafikonin drogë Shqipëri-Maqedoni përmes liqenit të Ohrit; arrestohet 35-vjeçari, në kërkim i vëllai

Trafikonin drogë Shqipëri-Maqedoni përmes liqenit të Ohrit;

Një person është arrestuar nga policia e Pogradecit, ndërsa i vëllai i tij është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Në pranga është vënë shtetasi A. P., 35 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim vëllain e tij F. P., 29 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec.

"Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur kufirin liqenor të Ohrit." thuhet në njoftimin e policisë.

35-vjeçari është kapur nga uniformat blu duke tentuar të trafikonte 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një varkë, dy motora uji tip "Yamaha", dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.

Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim.

Të fundit