Flash News

E-TJERA

Tragjedia në Florida, flet motra e 34-vjeçarit shqiptar që u vra nga gruaja: Ajo e tradhtoi besimin e tij

Tragjedia në Florida, flet motra e 34-vjeçarit shqiptar që u

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Florida, SHBA, ku një grua shqiptare nga Kosova, Sabrina Krasniqi, vrau bashkëshortin e saj, Pajtim Krasniqi, duke e qëlluar pesë herë, dhe më pas kreu vetëvrasje.

Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjen e viktimës, por edhe mbarë komunitetin shqiptar. Pas tragjedisë, motra e Pajtim Krasniqit, Albana Krasniqi, ka reaguar në mënyrë prekëse përmes një postimi në Facebook, ku shpreh dhimbjen dhe zemërimin e saj për humbjen e të vëllait.

“Festën e Falënderimeve nuk e kalova me burrin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miqtë e mi. Këtë ditë e kalova me policët, hetuesit dhe lajmet që flisnin për vrasjen e egër dhe të pakuptimtë të vëllait tim të vogël nga gruaja e tij,” shkruan Albana.

Ajo theksoi se Sabrina "tradhtoi dashurinë dhe besimin e Pajtim Krasniqit," duke e cilësuar këtë akt si një shkatërrim për familjen e saj.

“Ajo e shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e motrat e mia nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar që nëna ime nuk do ta kalojë kurrë këtë. Të dua përgjithmonë, Pajtim,” shkruan ajo.

Kjo ngjarje ka lënë pas një dhimbje të thellë dhe shumë pikëpyetje mbi motivet që çuan në këtë akt tragjik. Ndërkohë, hetimet nga autoritetet amerikane për zbardhjen e rrethanave vazhdojnë.

Të fundit