Flash News

E-TJERA

Tragjike në Shkodër, helmohen dy fëmijë, 3-vjeçari humb jetën

Tragjike në Shkodër, helmohen dy fëmijë, 3-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e kësaj të hëne fshatin Mjedë të Shkodrës, ku dy fëmijë të mitur, motër e vëlla, janë helmuar me ushqim. Për fat të keq, 4-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa motra e tij ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Sipas informacioneve paraprake, fëmijët janë dërguar me urgjencë në spital sapo kanë shfaqur shqetësime shëndetësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vogëlushi nuk ka arritur t’i mbijetojë helmimit.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e helmimit dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident apo një rast tjetër më të rëndë.

Të fundit