Flash News

E-TJERA

Trajleri aksidenton për vdekje 25-vjeçaren në Portin e Durrësit

Trajleri aksidenton për vdekje 25-vjeçaren në Portin e
Foto ilustruese

Një e re ka humbur jetën mesditën e sotme në Portin e Durrësit.

Policia në informacionin paraprak, njofton se F. K., 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

“Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K., 39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Man”, trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia paraprakisht.

 

Të fundit