Flash News

E-TJERA

Trajneri i atletes Gega rrëfen ‘incidentet’ para Botërorit: Humbëm valixhet, Luizën e kafshoi qeni

Trajneri i atletes Gega rrëfen ‘incidentet’ para

Duket se një pjesë e sukseseve të atletes së njohur Luiza Gega është pa dyshim edhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi. 

Në një intervistë për Panormasport, Stërmasi ka treguar disa nga sekretet që fshihen pas këtyre sukseseve, por edhe prapaskena interesante për kampionen kuqezi. 

Kështu, askush nuk e dinte deri tani se Luiza Gegën e kishte kafshuar qeni në Dardhë para se të nisej për në Botërorin e Atletikës, madje kishin humbur edhe valixhet.

“Botërori ka filluar me probleme të vogla, me thënë të drejtën. Po ja, një ditë para se të niseshim nga Dardha për Tiranë (më pas për udhëtim drejt SHBA-së) Luizës ju grisën këpucët e reja.

Filloi me urgjencë porosia e këpucëve të reja, por nuk është kaq e thjeshtë të gjesh këpucë profesionale dhe për më tepër numër aq të vogël që ka Luiza. Për fat, Luiza kishte blerë një palë të tjera dhe ato ishin te motra e Luizës që gjithashtu jeton në SHBA, por ama në krahun tjetër të Amerikës…

Stërvitja e fundit paradite në Dardhë nuk shkoi edhe aq mirë. Duke bërë vrap të lehtë, iu vërsul një qen i vogël në moshë (pastor) dhe e kafshoi Luizën.

Jemi trembur shumë. Për fat të mirë, kisha me vete mjetet për dezinfektim dhe e mjekova, por për fat Luizës iu mbyllën shumë shpejt të gërvishturat e qenit. Po ashtu, valixhet tona  në SHBA  nuk erdhën kurrë. U bë një ngatërresë dhe nuk na erdhën valixhet tona.

Kishte suplementet ushqimore, kripëra minerale e çdo gjë që ka lidhje me konsumin që bën atletja gjatë garës dhe gjatë periudhës së ndërmjetme”, tha ndër te tjera trajneri.  

Të fundit