Flash News

E-TJERA

Trajtonte tumorin nga Tirana me mesazhe në Whatsapp dhe Skype, mjeku italian sërish përballë drejtësisë

Trajtonte tumorin nga Tirana me mesazhe në Whatsapp dhe Skype, mjeku

Nga Tirana, doktor Tullio Simoncini trajtoi me mesazhe në Whatsapp apo lidhje skype katër pacientë, disa me kancer, duke përshkruar trajtime me bikarbonat, e duke anashkaluar trajtimin me rreze

Mediat italiane raportojnë se Simoncini viziton dhe jep receta nga Roma apo Tirana pavarësisht se nuk ka mundur të kryejë aktivitetin si mjek. Në vitin 2018, pas vizitave me katër pacientët, Simoncini u dënua me pesë vite burgim me akuzën e vrasjes nga pakujdesia të Luca Olivotto, nga Catania, 27 vjeç,

Viktima trajtohet nga tumori i trurit me bikarbonat në një klinikë në kryeqytetin shqiptar. Dënimi, i konfirmuar në Apel, së fundmi është anuluar.

Në tetor gjashtë vjet më parë, Simoncini, nëpërmjet një lidhjeje interneti, i përshkruan një skanim CT një gruaje të lindur në Rumani. Ai nuk mund ta bënte këtë, pasi ishte përjashtuar. Gjithashtu në të njëjtin muaj ai ka kryer një konsultë me pagesë përmes skype me një zonjë nga Castrovillari.

Në nëntor 2016, përmes whatsapp-it, ai shkëmben mesazhe me një paciente, ku sugjeron larje me bikarbonat për trajtimin e tumorit. Një pacient tha se shpenzoi 200 euro për një vizitë. Nëse do të kishte pranuar të zbatonte recetat e ish-mjekut, do të duhej të paguante shtatë mijë euro. Kjo mbeti e vetmja vizitë.

 

Të fundit