Flash News

E-TJERA

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy vajza në Morinë

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy vajza

Policia në Morinë të Kukësit ka goditur një rast të transportimit të emigrantëve të paligjshëm, duke arrestuar dy të reja nga Tirana.

Operacioni i koduar “Mënyra” u zhvillua pas informacioneve për një skemë të re të kalimit të paligjshëm të kufirit. Gjatë ndërhyrjes, 31-vjeçarja F. B. u kap në flagrancë në fshatin Morinë, teksa po transportonte me automjet 7 emigrantë, të cilët synonin të kalonin drejt Kosovës kundrejt pagesës.

Në pranga ka rënë edhe 22-vjeçarja Xh. C., e cila lëvizte me një automjet tjetër përpara, duke kontrolluar rrugën dhe për të shmangur kontrollet e policisë.

Gjatë operacionit u sekuestruan dy automjetet e përdorura, si dhe një sasi parash në euro dhe në lekë.

Të fundit