Flash News

E-TJERA

Tre vrasje në 24 orë, eksperti i sigurisë rrugore: Shefat e policisë ‘tërhiqen prej hunde’ nga bandat

Tre vrasje në 24 orë, eksperti i sigurisë rrugore: Shefat e

Eksperti i sigurisë rrugore, Fation Softa, ka folur rreth ngjarjeve të fundit kriminale në vend, ku në më pak se 24 orë u shënuan tre vrasje me 4 viktima.

Në një intervistë për RTV Ora, Softa u shpreh se shpeshherë shefat e policisë ‘tërhiqen prej hundësh’ nga bota e krimit apo njerëz që janë problematikë, çka bën që të triumfojnë grupet kriminale.

“Në polici punohet nuk është se nuk punohet, por edhe probleme brenda saj. Shpeshherë, shefat e komisariateve tërhiqen për hundësh nga bota e krimi dhe nga njerëz të tjerë që janë problematikë. Kjo bën që në shumë zona të triumfojnë këto grupe dhe në këto zona është problemi i policisë së shtetit. Kjo pjesë e sëmurë e policisë së shtetit duhet të kurohet”, tha Softa.

Nga ana tjetër, eksperti shtoi se ngjarjet e ndodhura në Sarandë, Elbasan dhe Vlorë disa ditë më parë, janë ngjarje banale që vijnë për shkak të problemeve që ka shoqëria me vlerat.

“Këto janë ngjarje banale, që në të shumtën e tyre janë bërë problem  për rininë. Kjo nuk ka ndodhur vetë për vendin e parkimit por edhe shezlonget që për fat të keq zgjidhjen e tyre çojnë në përdorimin e armëve. Kjo është si pasojë e humbjes së vlerave të shoqërisë shqiptare, largësisë nga, familja,m shkolla, por  sigurisht edhe ana ekonomik. Për çfarëdolloj arsye është dialogu  që mund të zgjidh problemet. Krimet pastaj janë zinxhir”, u shpreh Softa.

Të fundit