Flash News

E-TJERA

3 sulme terroriste brenda një jave në Evropë, Shqipëria rrit nivelin e sigurisë: Masa edhe në selitë diplomatike

3 sulme terroriste brenda një jave në Evropë, Shqipëria rrit
Foto Ilustruese

Autoritetet shqiptare kanë rritur nivelin e sigurisë pas 3 sulmeve të fundit terroriste, që tronditën dy herë Francën dhe mbrëmjen e djeshme Vjenën.

Mësohet se, niveli i sigurisë nga jeshile ka kaluar në portokalli. Është shtuar numri i agjentëve civilë në ambientet publike të cilat konsiderohen me rrezik potencial për t’u goditur.

Ndërsa, një numër i shtuar personash civil po mbajnë nën vëzhgim zonat me prani të madhe njerëzish, në aeroporte, porte dhe pika kufitare, ndërkaq do të ketë shkëmbime në kohë reale me njësitë e anti-terrorit në Europë e me partnerët.

Masa shtesë sigurie janë marrë edhe në selitë diplomatike në vend, të cilat pritet të zgjasin deri në fund të vitit.

Kujtojmë se, Franca u godit nga dy sulme terroriste, i pari pranë katedrales 'Notre Dame' në Nicë dhe një tjetër më pas në Avignon. Ndërkaq, një sulm me 3 viktima, një nga të cilët efektiv policie, tronditi mbrëmjen e djeshme Vjenën.

Të fundit