All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Tre ish-presidentët e Shqipërisë e Pandeli Majko javën e ardhshme në Hagë

All - Paragraf - 1

Tre ish-presidentët e Shqipërisë e Pandeli Majko javën e

Tre ish-presidentët e Shqipërisë Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe ish kryeministri dhe deputeti i PS, Pandeli Majko javën e ardhshme pritet të shkojnë në Hagë.

All - Paragraf - 3

Atje pritet të takohen në 29 shtator me ish-krerët e UÇK ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi, ku po mbahen në paraburgim nga Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i kreut të AKR-së (Agjencia Kombëtare e Rinisë), Jetlir Zyberaj, i cili thotë në një postim në rrjetet sociale se qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së.

“Me iniciativën e ish presidentit të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli javën e ardhshme ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, bashkë me z.Pacolli do të vizitojnë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre.

Ish presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilen thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nepërmjet letrës.

Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta.

Ka momente kur polarizimi nuk i ndihmon interesit kombëtar të vendit dhe ky është një prej tyre, por uniteti është përgjigja ndaj agresionit të Serbisë kundër historisë, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës”, shkruan ai.

Të fundit