Flash News

E-TJERA

Tre makina përfshihen në aksident te Fabrika e Miellit, plagoset i mituri 2 vjeç

Tre makina përfshihen në aksident te Fabrika e Miellit, plagoset i

Një aksident i trefishtë është regjistruar te mbikalimi te Fabrika e Miellit në Tiranë.

Sipas policisë, për pasojë mbeti i lënduar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në një nga mjetet e aksidentuara dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 21.04.2022, te mbikalimi te Fabrika e Miellit, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  

Të fundit