Flash News

E-TJERA

Trekëndëshi Velo-Papa-Sadikaj, çfarë i lidh dy vrasjet

Trekëndëshi Velo-Papa-Sadikaj, çfarë i lidh dy vrasjet

30-vjeçari Albano Velo, i arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e Edmond Papa, mësohet se ka lidhje shoqërore me Aleksandër Sadikajn.

Velo është arrestuar më 31 dhjetor në aeroportin “Nënë Tereza” teksa kthehej nga Franca.

Dyshohet se Papa ka lidhje me ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt dhe Velo është hakmarrë për mikun e tij. Por gjithashtu ka dyshime edhe për prishje të pazareve të drogës.

Albano Velo e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë krim, teksa është marrë në pyetje, ndërkohë që gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

27 vjeçari Aleksandër Sadikaj, u vra më 11 qershor 2022 në aksin Sauk -TEG, kur makina me të cilën po udhëtonte shpërtheu, si pasojë e vendosjes së tritolit. Sadikaj ishte pronar i një resorti me pistë hipizmi në Memaliaj.

 

 

Të fundit