Flash News

E-TJERA

Treni i pasagjerëve Shkodër-Laç përplas një grua, transportohet me urgjencë drejt spitalit

Treni i pasagjerëve Shkodër-Laç përplas një grua,

Një 65-vjeçare ka mbetur e plagosur në fshatin Zejmë të Lezhës, pasi u përplas nga treni i pasagjerëve Shkodër-Laç. E lënduara me emrin Dila Prendi është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka marrë dëmtime të shumta në disa pjesë të trupit.

E moshuara ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa bëhet me dije se treni ka qenë me besimtarë të cilët ishin nga Kisha e Laçit. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

Të fundit