Flash News

E-TJERA

Tri vrasje brenda muajit, lirohet nga detyra Shefi i Hetimit në Elbasan

Tri vrasje brenda muajit, lirohet nga detyra Shefi i Hetimit në Elbasan
Everest Caka dhe e shoqja

Ekzekutimet e bujshme që janë shënuar gjatë 30 ditëve të fundit në Elbasan, kanë sjellë lëvizje në drejtorinë e policisë së qarkut.

Shefi i hetimit në drejtorinë e policisë së Elbasanit, Gjon Gecaj është liruar nga detyra dhe është emëruar në një pozicion tjetër në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.

Ndërkohë, në vend të tij është emëruar Krenar Guçe. Ky i fundit ka qenë më parë shef i sektorit të anti-drogës në drejtorinë e Policisë Tiranë dhe oficer në sektorin e Krimeve të Rënda.

Tri vrasje brenda muajit, lirohet nga detyra Shefi i Hetimit në Elbasan
Pjerin Xhuvani

Kujtojmë se ngjarjet që tronditën Elbasanin, por edhe opinionin publik u shënuan në 21 prill ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, 6 maj ku burri vrau me armë gruan sapo doli nga gjykata Liljana Buzo dhe në 11 maj, u vra në një atentat mafioz Everest Çaka dhe u plagos gruaja e tij Silvana.

Të fundit