Flash News

E-TJERA

Tri ditë nën pushtetin e flakëve, ‘digjen’ 25 ha pyll në Peshtan të Fierit

Tri ditë nën pushtetin e flakëve, ‘digjen’ 25 ha pyll

Pylli me pisha dhe dushk në Peshtan të Fierit prej tri ditësh ka qenë nën pushtetin e flakëve.

Vatrat e zjarrit janë aktivizuar që të premten dhe ende nuk janë shuar. Deri tani raportohet se janë shkrumbuar rreth 25 ha sipërfaqe me pisha, dushk, shkurre dhe ullishte.

 Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë favorizuar zjarrin, kurse ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur.

Një helikopter u ka ardhur në ndihmë zjarrfikësve në Fier, të cilët që prej paradites së sotme janë duke u përballur me flakët.

Të fundit