Flash News

E-TJERA

Tritol në banesën e babait të Leonard Dukës, rivali i Vis Martinajt

Tritol në banesën e babait të Leonard Dukës, rivali i Vis

Një sasi lënde plasëse është vendosur në banesën e babait të vëllezërve Duka, në zonën e Freskut.

Mësohet se tritoli ka shpërthyer rreth orës 03:00 në derën e banesës së Muhamed Dukës. Deri tani nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit”, njofton policia.

Leonard dhe Elis Duka, ose të njophur ndryshe si ‘kokat e klanit Duka’, janë rivalë të përbetuar të Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdulur prej muajit gusht të vitit të kaluar.

Leonard Duka u arrestua më 14 shkrut në Bruksel në një operacion të përbashkët mes Shqipërisë dhe Belgjikës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

Të fundit