Flash News

E-TJERA

Tritoli në Shkodër, flet biznesmeni: S’kam konflikte me askënd

Tritoli në Shkodër, flet biznesmeni: S’kam konflikte me

Një shpërthim me tritol ndodhi sot në banesën e Agim Urajt në Shkodër. Ngjarja ndodhi në lagjen “10 korriku” në orët e para të mëngjesit.

52-vjeçari është biznesmen prej vitesh në qytet dhe para uniformave blu ka dëshmuar se nuk e ka idenë kush mund të jenë autorët që kanë vendosur tritolin dhe se nuk ka konflikte me asnjë person.

Familja ndodhej në banesë në momentin e shpërthimit, por nuk ka pasur asnjë të lënduar. Policia deri tani nuk ka asnjë pistë hetimi. Dyshohet se kanë qenë dy persona të cilët kanë vendosur sasinë e tritolit.

Identifikimi i tyre nuk është kryer ende, teksa po punohet për të zbardhur ngjarjen.

Të fundit