Flash News

E-TJERA

Triumfon pas 27 vitesh, Teuta shpallet kampione e Shqipërisë  

Triumfon pas 27 vitesh, Teuta shpallet kampione e Shqipërisë  

Teuta është shpallur sërish pas 27 vitesh kampione e Shqipërisë për sezonin 2020-2021.

Teuta e Durrës arrin të fitojë titullin e dytë në futbollin shqiptar, pasi triumfoi në ndeshjen e fundit 6-1 ndaj Apolonisë, e cila kishte zyrtarizuar rënien nga kategoria.

 Pjesa e parë u mbyll 2-1, por në 45 minutat e dyta fierakët u dorëzuan totalisht, pasi u ndëshkuan edhe me 2 kartonë në kuq, ndërsa Dejvi Bregu ishte heroi i ekipit të Edi Martinit me një tregolësh, 

Tre golat e tjetër për bregdetarët u shënuan nga Lorenco Vila, kapiteni Renato Arapi dhe veterani Sabino Plaku. Ndërsa golin e vetëm për Apoloninë e shënoi Redon Mihana.

 

Të fundit