Flash News

E-TJERA

Trupi u gjet i dekompozuar, flet motra e 53-vjeçarit: Nuk e kishim shpallur të humbur

Trupi u gjet i dekompozuar, flet motra e 53-vjeçarit: Nuk e kishim

Trupi i dekompozuar i ndarë i cili u gjet në Xarrë të Sarandës, i përket 53-vjeçarit nga Elbasani, Adnant Jaupi. Identiteti i viktimës u konfirmuar pas analizave.

Motra e të ndjerit ka folur për Neës 24 duke mohuar lajmet se familja e kishte shpallur të humbur Jaupin. Ajo tha se ai punonte në Xarrë dhe se ndonjëherë i shkëpusnin kontaktet.

“Nuk e kishim shpallur të humbur. Kemi folur me të 1 muaj më parë. Ai nuk ishte bari, punonte në një fermë në Sarandë në Konsipol. Mbillte dhe kujdesej për ullinjtë, portokallet. Këtë punë mbante. Ne e dënim që ai punonte se këtë gjë e ka bërë më përpara. I shkëpuste lidhjet për 2-3 muaj dhe më pas kontaktonte. Nuk kishim shkuar as në polici. Ishte hera e parë dje që mori policia e Sarandës, që dhanë lajmin që është gjetur I vdekur dhe kaq. Ai ishte beqar.”, tha ajo.

Të fundit