Flash News

E-TJERA

Tubim kundër pushtimit rus në Ukrainë/ Klitschko mesazh Tiranës: E çmojmë ndihmën tuaj, të fala nga Kievi!

Tubim kundër pushtimit rus në Ukrainë/ Klitschko mesazh

Sot në Tiranë u zhvillua një tubim në mbështetje të Ukrainës, e cila po përballet me agresionin rus prej më shumë se një muaji.

Tubimi u udhëhoq nga ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov, ndërsa mori pjesë edhe kryediplomatja amerikane Yuri Kim, si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ndërkohë kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko kishte nisur një videomesazh. Ai shprehu mirënjohjen për ndihmën e dhënë nga shteti ynë për strehimin e refugjatëve ukrainas.

Klitschko shtoi se nuk do e harrojnë kurrë se kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës, ndërsa theksoi se prioriteti kryesor është të ndalojnë luftën.

Mesazhi i plotë i Vitali Klitschko:

Të dashur qytetarë të Shqipërisë!

E dashur Tiranë!

I dashur miku dhe kolegu im, Erion!

Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike.

E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve.

E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!

 

Të fundit