Flash News

E-TJERA

Tupja: Shqiptarët janë sa pornografikë aq edhe erotikë. Ne jemi më erotikë se të tjerët se seksi ka qenë i ndaluar

 Tupja: Shqiptarët janë sa pornografikë aq edhe erotikë. Ne

I ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela në RTV Ora, shkrimtari Edmond Tupja u shpreh se shqiptarët janë sa pornografikë, aq edhe erotikë.

Tupja: Në planetin tonë raca ripërtërihet me anë të seksit. Kështu që , fjala eros ka dy kuptime. Mua më intereson në kuptimin eros, në kuptimin erotik, në atë që ndodh mes një burri dhe një grua. Kemi seksin pornografik, ku qëllimi është fitimi i parave, por ka mungesë shpirti. Ndërsa letërsia e mirëfilltë erotike për mua, është ajo që i këndon edhe trupit, edhe shpirtit.

Shqiptarët janë mes pornografisë dhe erotizmit. Ka shqiptarë që bëjnë seks me të panjohur dhe janë të kënaqur, por ka që duan intimitet. Unë nëse nuk më rreh zemra, nuk më rreh fundit i barku. Mua më ka rrahur zemra në kopsht, me Sllavicën dhe Natashën.

Unë besoj se ne jemi më shumë erotikë se shumë popuj se seksi ka qenë mollë e ndaluar. Të gjitha fetë rekomandonin martesën.

Të fundit