Flash News

E-TJERA

Turistja nga Peruja bllokohet mes shkëmbinjve në “Ujëvarën e Sotirës”

Turistja nga Peruja bllokohet mes shkëmbinjve në

Një turiste nga Peruja nga mbetur e bllokuar mes shkëmbinjve në Gramsh, në vendin e quajtur “Ujëvara e Sotirës”.

Efektivët e policisë i kanë ardhur në ndihmë duke bërë të mundur nxjerrjen e turistes nga vendi ku kishte mbetur e bllokuar, për shkak edhe të terrenit të vështirë. Turistes i është ofruar ndihma mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Iu rrezikua jeta, si pasojë e ngecjes midis shkëmbinjve, shërbimet e Policisë së Gramshit i vijnë në ndihmë turistes nga Peruja.

Më datë 27.08.2022, në vendin e quajtur “Ujëvara e Sotirës”, 1 turiste nga Peruja, duke eksploruar me këmbë zonën, ka mbetur e bllokuar midis shkëmbinjve, për shkak të terrenit të vështirë e të thepisur.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimet mbështetëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishte mbetur e bllokuar turistja.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe punës së mirorganizuar, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e turistes nga terreni i vështirë ku ishte bllokuar, të cilës, më pas, i është ofruar shërbimi mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

DVP Elbasan fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Të fundit