Flash News

E-TJERA

Tutor dhe ish-lojtar i Teutës, kush është viktima e aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës

Tutor dhe ish-lojtar i Teutës, kush është viktima e aksidentit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Mjeti i drejtuar nga 44-vjeçari Hektor Psatha ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën. Psatha është një figurë e njohur në sportin shqiptar, por edhe për uniformat blu.

44-vjeçari ka qenë dikur lojtar i Teutës dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, është arrestuar në vitin 2017, në një operacion policor, si i dyshuar në shfrytëzimin e femrave për prostitucion kundrejt 50 eurove dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në lokalet e natës në qytetin e Durrësit.

“Finalizohet operacioni i koduar “Postieri” duke arrestuar në flagrancë një person, i cili dyshohet se shfrytëzonte femra për prostitucion dhe shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në lokalet e natës së Durrësit. Pas një hetimi 6- mujor me metoda speciale, u arrestua në flagrancë shtetasi Hektor Psatha, 38 vjeç, banues në Durrës”, thuhej asokohe në njoftimin e policisë.

Hektor Psatha njihej edhe me nofkën ‘Tori’, të cilën e mbante për të mbuluar aktivitetin e tij të jashtëligjshëm.

 

Të fundit