Flash News

E-TJERA

U aksidentua në punë, humb jetën 53-vjeçari në Divjakë

U aksidentua në punë, humb jetën 53-vjeçari në

Ilir Lena 53 vjeç ka ndërruar jetë teksa ishte duke punuar në një pikë grumbullimi të prodhimeve bujqësore në Divjakë.  

I ndjeri u aksidentua në vendin e punës, paraditen e të enjtes, në ambientet e një subjekti privat, që ushtron aktivitetin në paketimin e produkteve ushqimore.

53-vjeçari, Lena ishte punonjës në këtë subjekt, dhe dyshohet se është aksidentuar nga një makineri.

Konkretisht, sipas kolegëve të tij në pikën e grumbullimit dhe amballazhimit të prodhimeve bujqësore, Ilir Lena është aksidentuar nga një kosh i ngarkuar me karrota.

Ai është transportuar drejt spitalit të Lushnjes, por ka humbur jetën në autoambulancë.

Të fundit