Flash News

E-TJERA

U aksidentua në vendin e punës, vdes punëtori në Divjakë

U aksidentua në vendin e punës, vdes punëtori në
Një aksident ka ndodhur këtë të enjte, në Divjakë në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore.

Mësohet se një punonjës, i identifikuar si I.L është dëmtuar nga një makineri.

Gjatë transportimit të tij në spital, ai ka humbur jetën. Blute bëjnë me dije se subjekti i përkiste shtetasit R.J.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit R. J., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, punonjësi i subjektit, shtetasi I. L., 53 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit