Flash News

E-TJERA

U akuzua për thirrje terroriste, Apeli liron Ibrahim El Salih

U akuzua për thirrje terroriste, Apeli liron Ibrahim El Salih

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë duke lënë të lirë 56-vjeçarin nga Kukësi, Ibrahim El Salih (Lekica), i dyshuar nga SPAK për veprën penale “nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Apeli urdhëroi lirimin e menjëhershëm të El Salih, i arrestuar më 24 maj nga Drejtoria e Antiterrorit. El Salih u akuzua se përmes llogarisë së tij në Facebook, shpërndante postime në mbështetje të Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë, ISIS dhe drejtuesit të tij të vrarë, Ebu Bekër el-Bagdadi.

Po ashtu, El Salih akuzohet se kërkonte mbështetje për xhihadin në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Të fundit