Flash News

E-TJERA

U arratis pas grabitjes, vdes shqiptari në Itali

U arratis pas grabitjes, vdes shqiptari në Itali

 

Një 46-vjeçar shqiptar, identifikuar si Arben Kristea, humbi jetën gjatë arratisjes pas një tentative vjedhjeje në një vilë në zonën kodrinore të Gorello, pranë Arezzos. Viktima banonte në rajonin e Lazios dhe kishte precedentë penalë.

Sipas Arma dei Carabinieri, Kristea pësoi një shok hemorragjik pas një prerjeje të arteries femorale, ndërsa po përpiqej të kalonte një gardh metalik kundër derrave të egër për t’u larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:39 në një vilë bosh, ku pronarët mungonin. Një nga të afërmit e pronarëve, kunati që banon në të njëjtën pronë, ka qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri të regjistruar për të paralajmëruar autorët.

Pas të shtënave, tre persona që dyshohet se kishin synuar disa banesa në rrugën shtetërore 71 drejt Valdichianës, u larguan me shpejtësi, duke lënë pas disa sende të vjedhura.

Gjatë arratisjes, Kristea rrëshqiti dhe u plagos rëndë, duke rënë mes rreshtave të një vreshti, ku më pas u gjet pa jetë nga karabinierët që ndodheshin në zonë për një tjetër vjedhje të raportuar.

 

Të fundit