Flash News

E-TJERA

U arrestua dje në Shkodër, kush është Bledar Cafi i dënuar më parë në Itali për trafik droge dhe grup kriminal

U arrestua dje në Shkodër, kush është Bledar Cafi i

Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestoi mbrëmjen e djeshme 41-vjeçarin Bledar Cafi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Cifi kërkohej pasi Gjykata e Triestes në Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim droge në sasi të mëdha”, parashikuar nga Dekreti Presidencial “Për drogat” në Itali.

Policia nuk bën me dije detaje lidhur me aktivitetin kriminal të Bledar Cafit, i cili i përket familjes Cafi në Shkodër. "Shqiptarja.com” zotëron një raport të policisë së Shtetit, që bën fjalë për të kaluarën kriminale të vëllezërve Bledar dhe Gëzim Cafi në Shkodër, që të dy objekt i hetimit nga OFL-ja. Në këtë raport thuhet se dy vëllezërit Cafi ose ndryshe Bokrri, janë të dënuar jashtë dhe brenda vendit. Por kjo nuk i ka penguar ata të ngrenë biznese në qytetin e Shkodrës.

Sipas këtij raporti, Bledar Cafi ose Bokrri, i arrestuar në Francë dhe ekstraduar në Shqipëri si pjesëmarrës në një vrasje rezulton të ketë ngritur biznese në Shqipëri, si Bar-Kafe, një kompani peshkimi në lumin Buna dhe një njësi tregtare të produkteve me shumicë dhe pakicë në Shkodër. Sipas raportit të policisë njësia tregtare është hapur në datën 6 prill 2018 në lagjen “Salo Halili” në Shkodër. Objekti i kësaj njësie  tregtare është “Tregtim i artikujve ushqimorë me shumicë dhe pakicë”.

Të fundit