Flash News

E-TJERA

U arrestua me urdhër të SPAK, KLP pezullon nga detyra kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka

U arrestua me urdhër të SPAK, KLP pezullon nga detyra kryeprokurorin e

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i cili u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK.

KLP gjatë mbledhjes së ditës së sotme vendosi me 8 vota pro pezullimit të Aurel Zarkës nga posti i kreut të Prokurorisë së Vlorës.

Në një njoftim SPAK informoi se ndaj kreut të Prokurorisë së Vlorës është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim (iii)“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Aurel Zarka është arrestuar ndërsa tre personat për të cilët është lëshuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ish-oficerja e policisë gjyqësore Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi (kushëri i Elvis Vladit i dënuar për 3.4 mln euro të gjetura në makinën Toyota Yaris) janë shpallur në kërkim.

Të fundit