Flash News

E-TJERA

U arrestua me urdhër të Speciales, zbardhet dëshmia e Dritan Goxhajt: E bëni për hatër të Serbisë

U arrestua me urdhër të Speciales, zbardhet dëshmia e Dritan

Gjykata e Apelit la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e këtij të fundit në gjykatë. Goxhaj ka thënë se nuk ka kryer asnjë krim dhe se e gjitha po bëhet për hatër të Serbisë.

“Nuk kam kryer asnjë krim. I kam shërbyer me mendje e zemër vendit tim dhe Kosovës. Çfarë kam bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë?”, tha ai.

Avokati Bashkim Nikolla tha se kërkesa për ekstradim është tërësisht politike.

“Kërkesa për ekstradim është tërësisht politike dhe për t’u bërë qejfin Serbisë. Bie ndesh me Kushtetutën dhe konventat”, shtoi ai.

Të fundit