Flash News

E-TJERA

U arrestua në Kukës, lirohet Ismail Morina

U arrestua në Kukës, lirohet Ismail Morina

Lirohet nga burgu Ismail Morina. Ai u arrestua më 25 maj në Kukës. Gjykata e Durrësit vendosi që Morina, i njohur ndryshe dhe si “Ballisti”, të kryejë 5 muaj shërbim prove.

Ndaj Morinës kishte urdhër arresti, pasi kishte edhe 5 muaj e 12 ditë burg pa shlyer për armëmbajtje pa leje. Por “Ballisti” u shpreh në gjykatë se nuk ishte në dijeni të akuzës.

Avokati i tij, Gramoz Lika u shpreh se, “U pranua kërkesa e tij për lirim. Do të jetë i lirshëm sepse hetimi për të ka mbaruar tashmë. Ai ka një vendim dënimi dhe i mbeten pa vuajtur 5 muaj e 12 ditë, të cilin do ta konvertojë me shërbimin e provës”.

Të fundit