Flash News

E-TJERA

U arrestua në Uzinën e Gramshit, shtyhet seanca e “spiunes” ruse

U arrestua në Uzinën e Gramshit, shtyhet seanca e

Seanca e shtetases ruse Svetlana Timofeva është shtyrë sërish në Gjykatën e Shkallës e Parë Elbasan. Arsyeja e këtij vendimi ka qenë kërkesa e vetë Timofeves që ka kërkuar që kërkesa e prokurorisë të jenë në gjuhën ruse.

Kërkesa e saj është pranuar dhe seanca e radhës do të jetë në datën 17 mars. Kur është njohur me kërkesën e ekstradimit ajo ka refuzuar të pranojë me dëshirë kthimin në vendin e saj.

Svetlana Timofeva u arrestua bashkë me dy persona të tjerë më datën 20 gusht në Uzinën e Gramshit. Që prej asaj kohe 33 vjeçarja qëndron në qelitë e paraburgimit në Elbasan bashkë me Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov.

Prokuroria e Elbasanit ka ngritur disa akuza, përfshirë edhe atë të spiunazhit, por të arrestuarit kanë mohuar që të jenë përfshirë në aktivitete agjenturore, ndërsa ka pretenduar se ishin thjeshtë blogera dhe synimi i tyre ishte vizita dhe fotografimi i bazave të vjetra ushtarake.

Të fundit