Flash News

E-TJERA

U arrestua për korrupsion/ KLP pezullon nga detyra edhe prokurorin e Kukësit, kush e zëvëndëson

U arrestua për korrupsion/ KLP pezullon nga detyra edhe prokurorin e

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra edhe prokurorin e Kukësit, Edmond Kariqin.

Ky i fundit është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka përfituar para në këmbim të favorizimit të personave, të përfshirë në krime.

Në vend të Kariqit, KLP ka vendosur përkohësisht Xhevahir Litën, i cili aktualisht është prokuror në Tiranë. Kujtojmë që Kariqi ishte caktuar përkohësisht si drejtues në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Prokurori ishte prej kohësh në përgjim nga SPAK dhe u kap teksa i kërkoi vëllait të një prej të dënuarve 2 mijë euro për të ulur dënimin. Kariqi është dënuar me masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut të vendosur.

 

Të fundit