Flash News

E-TJERA

U arrestua për korrupsion, KLP pezullon nga detyra prokurorin e Sarandës

U arrestua për korrupsion, KLP pezullon nga detyra prokurorin e
Sali Hasa

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra prokurorin e Sarandës Sali Hasa. Ky i fundit ndodhet në burg, pasi u arrestua disa ditë më parë për korrupsion. Hasa mund ta apelojë vendimin e KLP-së në Gjykatën Administrative të Apelit.

"KLP vendosi me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shkak të masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë me vendimin nr.40, datë 17.06.2021 dhe nr.44, datë 21.06.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar", thuhet në njoftimin e KLP-së.

SPAK nisi hetimet në shkurt të vitit 2020 për një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik drogë, e cila çoi në zbulimin e korrupsionit tek zyrtarët e drejtësisë dhe trukimet e ndeshjeve.

Hasa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.  

Të fundit