Flash News

E-TJERA

U arrestua për vrasjen e Xhulio Prelës, 21-vjeçari mohon krimin: Kam qenë në shtëpi

U arrestua për vrasjen e Xhulio Prelës, 21-vjeçari mohon

Nikoll Sherrniku, 21-vjeçari i arrestuar dy ditë më parë si autori i dyshuar për vrasjen e efektivit të policisë, Xhulio Prela, ka mohuar autorësinë e krimit.

Sipas ABCnews, Sherrniku ka deklaruar para uniformave blu se ka qenë në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasi me inicialet B.M., pasi dyshohet si bashkëpunëtor në kërkim.

Sipas informacioneve, konflikti mes viktimës dhe dy autorëve të dyshuar, ka nisur për shkak të dritave të gjata të makinës që reflektonin mbi palën tjetër.

Xhulio Prela po kthehej nga Shkodra, nga ku kishte dërguar më herët një mikun e tij që ishte kthyer nga Anglia. Vrasja ndodhi në afërsi të fshatit Gajush në orën 03:00 të mëngjesit teksa dyshohet se Prela është qëlluar nga afër me tre plumba, ndërsa njëri prej tyre ka qenë në zemër duke i shkaktuar vdekjen.

Të fundit