Flash News

E-TJERA

U arrestua për shpërthimin në Lushnje, dëshmon sipërmarrësi: S'e kam idenë çfarë punimesh kryheshin

U arrestua për shpërthimin në Lushnje, dëshmon

Leonard Gjini, sipërmarrës i biznesit të deputetit Bujar Çela i arrestuar për shpërthimin në Lushnje, ka deklaruar se nuk e kishte idenë çfarë punimesh kryheshin në objektin ku ndodhi shpërthimi.

Sipas dëshmisë së tij, 32-vjeçari shprehet se nuk ka dërguar asnjë punonjës dhe nuk ka bërë asnjë nënkontratë për të kryer punime në atë objekt.

Ai ka deklaruar se pas daljes së lejes për fillimin e punimeve, ka pritur momentin që objekti të ishte gati.

“Është pyetur shtetasi Leonard Gjini shpjegon se ka një biznes aktivitet ndërtimi dhe zbatim projektesh me konstruksion beton dhe hekur ne daten 27.11.2023 ka lidhur një kontratë sipërmarje me shtetasin Bujar Çela ndërtim magazine e cila ishte e pajisur me leje ndërtimi Nr200 dt 19.09.2023 Objekti kishte një vlerë prej 17963280 lek e cila më datë 10.02.2024 është konfirmuar për fillimin e punimeve. Ai sqaron se për ngjarjen e ndodhur aty nuk lidhej me punonjësit dhe nuk ka idenë se çfarë punimesh ishin duke u kryer në objektin në fjalë, nuk ka dërguar asnjë punonjës apo të ketë bërë asnjë nënkontraktë për të kryer punimë në këtë objekt. Pas daljes të lejes për fillimin e punimeve ai ka pritur momentin që do të ishte gati lirimi i objektit për fillimin e punimeve”, thuhet në dosje.

 

Të fundit