Flash News

E-TJERA

U arrestua sot në Shkodër/ Kush është Shkëlzen Xhenje, "krahu i djathtë" i mikut të Martinajt

U arrestua sot në Shkodër/ Kush është Shkëlzen Xhenje,

Shkëlzen Xhenje, i shumëkërkuari emri i të cilit doli në dosjen e “Metamorfoza”, u arrestua në Shkodër, në fshatin Kuç. 32-vjeçari njihet si një person me precedent të theksuar penal.

Emri i tij nuk është i panjohur për uniformat blu, pasi ai cilësohet si krahu i djathtë i Eljon Hatos, mik i Ervis Martinajt.

Shkëlzen Xhenje dyshohet të jetë përfshirë në atentatin ndaj Ismet Çekores në vitin 2022, i cili u ekzekutua pak metra larg banesës së tij në lagjen “Guerrile” të Shkodrës. 17 ditë pas vrasjes së Ismet Çekorjas u ekzekutua kushëriri i Shkëlzen Xhenjes, 19-vjeçari Erjon Xhenje.

Autori i dyshuar i ngjarjes është djali i Ismet Çekores, Bajram Çekorja, i cili është shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i atentati të dyshuar ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht 2022.

Xhenje dyshohet të jetë përfshirë edhe në atentatin ndaj Taulant Pepës dhe K. M., në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2021.

Nga pamjet filmike duket se tre persona dalin nga dy makina të ndryshme si “Audi” dhe një “Benz-Mercedez” të blinduar S600. Të tre personat mbajnë armë në duar dhe njëri prej tyre i drejton pistoletën drejt kokës Taulant Pepaj, dhe i hap derën e makinës. Pepaj kthen mjetin dhe largohet.

 Pas këtij momenti dy nga personat, njëri prej tyre Eljo Hato, hipin në mjetin “Audi” dhe largohen. Ndërsa pas tyre Shkëlzen Xhenje, hipën në makinën “Benz-Mercedez” S600 të blinduar dhe më pas largohet nga vendngjarja.

Të fundit