Flash News

E-TJERA

U arrestuan në protestat kundër rritjes së çmimeve, lihen të lirë 45 qytetarë

U arrestuan në protestat kundër rritjes së çmimeve, lihen

Policia ka lënë të lirë 45 qytetarë, të cilët u arrestuan në protestat kundër rritjes së çmimit të naftës ne vend.

35 prej tyre ishin arrestuar në Tiranë. Gjykata e Tiranë ka vendosur ‘detyrim paraqitje' për protestuesit, të cilët do të hetohen për prishje të qetësisë publike dhe pengim të qarkullimit të transportit.

Edhe Gjykata e Lezhës la të lirë 5 të arrestuarit, të cilët morën pjesë në protestën, ku u bllokua “Rruga e Kombit”. Edhe në Dibër, për 5 protestuesit e arrestuar është caktuar masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

 

Të fundit