Flash News

E-TJERA

U arrestuan për mashtrim të të huajve përmes ‘Call center’, Gjykata e Shkodrës jep masën e sigurisë për 8 të rinjtë

U arrestuan për mashtrim të të huajve përmes ‘Call

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për 8 të arrestuarit në kuadër të operacionit të dy ditëve më parë, ‘North Forex’.

Gjykata vendosi ‘detyrim paraqitje’ për 6 vajza dhe 2 djem të cilët u arrestuan nga policia e Shkodrës pasi akuzohen se kanë mashtruar qytetarë të huaj përmes 'call center-ave'.

Të arrestuarit janë: Elisa Kolndreu 22 vjeçe, Olda Shpendi 20 vjeçe, Aishe  Baci 30 vjeçe, Senada Alij, 21 vjeçe, Sonila Alija 24 vjeçe, Ervin Osja 29 vjeç, Nikolin  Toma 26 vjeç, Ysniela Dalipi, 27 vjeçe.  

Pala mbrojtëse ka kërkuar lirimin, pasi te arrestuarit nuk kanë pasur dijeni për skemën e mashtrimit që pretendohet.

Tetë personta u arrestuan të enjten nga policia e Shkodrës ndërsa 3 të tjerë u shpallën në kërkim për mashtrim me anë të platformave dhe programeve kompjuterike.

Ata drejtoheshin nga një shtetas i huaj nga Polonia dhe bashkëjetuesja e tij.

Policia bëri të ditur se, këta shtetas, gjatë një periudhe 1-vjeçare, kishin krijuar një skemë që kryesohej nga shtetasi polak, i cili kishte rekrutuar si menaxherë tre shtetas shqiptarë.

Kjo skemë ushtrohej në vende të ndryshme dhe synonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.

Operacioni policor “North Forex”, zbuloi se shtetasi polak, me qëllim shmangien e hetimit pas operacionit kombëtar kundër mashtrimeve kompjuterike, kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në fshehtësi.

Pas arrestimit të personave të përfshirë në mashtrimin përmes platformave dhe programeve kompjuterike, policia bëri të ditur se, në bashkëpunim me njësinë për hetimin e krimit kibernetik dhe me autoritetet gjermane, spanjolle dhe polake, po vazhdon hetimet për verifikimin e të gjitha investimeve, në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me qëllim konfiskimin e aseteve të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Të fundit