Flash News

E-TJERA

U asfiksua në minierën e Martaneshit, policia nis procedim ndaj 53-vjeçarit

U asfiksua në minierën e Martaneshit, policia nis procedim ndaj

Policia ka nisur procedim penal ndaj Shyqyri Elezit, minatorit që u asfiksua si pasojë rrjedhjes së gazit në Martanesh. 53-vjeçari akuzohet për “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë". Ai u dërgua një ditë më parë me helikopter drejt Tiranës për sherbim të specializuar mjekësor.

Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në minerën e Martaneshit. Teksa Elezi po saldonte, pati shpërthim gazi. Të asfiksuar mbetën dhe disa punëtorë të tjerë, që shkuan të ndihmonin 53-vjeçarin. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku në një galeri në Batër të zonës Martanesh, mbetën të asfiksuar  disa punëtorë, në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin SH. E., 53 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit