Flash News

E-TJERA

U bllokua nga dëbora disa orë pas inagurimit, Çako për "Rrugën e Arbërit": Pati fluks nga kurioziteti i qytetarëve

U bllokua nga dëbora disa orë pas inagurimit, Çako për

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka folur për bllokimin e automjeteve në "Rrugën e Arbërit", disa orë pas inagurimit të saj. Ai bëri fajtor qytetarët, ndërsa u shpreh se kishte fluks të shtuar për shkak të kuriozitetit dhe se drejtuesit nuk ishin të përgatitur.

Çako u shpreh për "Ora news" se automjetet nuk ishin të pajisura me zinxhirë apo goma dimërore. Sipas tij, dy automjete rrëshqitën, gjë që bllokoi qarkullimin në këtë aks rrugor. Kreu i emergjencave shtoi se aktualisht rruga është e qarkullueshme.

"Rruga e Arbërit sikurse dihet pati kulmuar dje inagurimin e saj. Për shkak të kuriozitetit të shumtë të qytetarëve pati një fluks të shtuar të intesitetit të lëvizjeve.

Në një moment të pasdites filluan reshjet e dëborës, të cilat krijuan vështirësi dhe shumica e mjeteve ishin të papajisura me zinxhirë dhe goma dimërore. Dy tre mjete rëshqitën dhe bllokuan lëvizjen e mjeteve, por që u zhbllokuashumë shpejt. Aktualisht është e qarkullueshme", tha Çako.

Të fundit