Flash News

E-TJERA

U dëmtuan nga tërmeti, çahen sërish pallatet e riparuara në Laç

U dëmtuan nga tërmeti, çahen sërish pallatet e riparuara

Pak muaj pasi u rikonstruktuan për shkak të dëmeve nga tërmeti, disa pallate në qytetin e Laçit kanë pësuar çarje.

Këtë herë, është firma që po ndërton rrjetin e ri të ujësjellësit në Laç, ajo e cila ka hapur kanale në muret e pallateve, për të vendosur tubacione të reja të furnizimit me ujë, duke sjellë shqetësim për banorët.

Banorët kërkojnë nga bashkia e Kurbinit zgjidhjen e menjëhershme të kësaj problematike, duke i kërkuar firmës mbyllje e kanalizimeve të lena përgjysmë, raporton syri.tv.

Ndërtimi i ujësjellësit të ri nisi në Prill të vitit 2020, dhe parashikohej të përfundonte brenda dy viteve. Vlera fillestare e projektit kapte shifrën e 7 milionë eurove, por në fund të vitit 2022, këtij projekti iu shtuan dhe rreth 4 milionë euro shtesë, duke i fryrë shifrat në plotë 11 milionë euro. Por pavarësisht se janë shpenzuar 11 milionë euro të taksapaguesve, qytetarët e Kurbinit presin prej tre vjetësh ujë në çezmat e banesave të tyre, por ujë ende nuk ka.

  

 

Të fundit