Flash News

E-TJERA

U dënua për shpërdorim detyre, Apeli lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun Adem Lala

U dënua për shpërdorim detyre,  Apeli lë në fuqi

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 1 vit e 4 muaj burg të konvertuar në shërbim prove të ish-kryebashkiakut socialist të Hasit, Adem Lala.

Gjatë kësaj kohe Adem Lala duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës në Kukës dhe të vihet në provë me kusht që të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale gjatë kësaj periudhe.

Lala u fajësua për akuzën "shpërdorim detyre". Ai akuzohet për privatizimin e një ndërtese, i cili më pas u anulua, në pronësi të Bashkisë në shkelje të procedurave ligjore.

Gjykata vendosi dhe që Adem Lalës t'i hiqet e drejta për të ushtruar funksuione publike për një periudhë 5 vjeçare.

Të fundit