Flash News

E-TJERA

U dhunua deri në vdekje dhe u hodh në rezervuar/ Detajet për vrasjen e 25 vjeçarit, u gjet me duar të lidhura; dy pistat e hetimit

U dhunua deri në vdekje dhe u hodh në rezervuar/ Detajet për

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje e djeshme, ku 25-vjeçari Fridman Xhaferraj, banues në fshatin Plug, Lushnjë, u gjet pa shenja jete në rezervuarin e Gjançit në Korçë.

Mësohet se përveç shenjave të shumta dhune të konstatuara në trup dhe kokë, ai është gjetur dhe me duar të lidhura, çka tregon se 25 vjeçari para se të hidhej në ujrat e Rezervuarit të Gjançit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër.

Deri tani dy pista janë ato ku po heton policia. Kryesorja është ajo e prishjeve të pazareve të drogës dhe nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale.

Xhaferraj, ishte dënuar më parë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", kryer në bashkëpunim dhe në datën 21 Maj, Gjykata e Lushnjës i kishte ndryshuar masën e sigurisë, nga "Arrest në burg" në "Arrest në shtëpi".

25-vjeçari  njihet si person problematik nga policia e Fierit dhe Lushnjës, si dhe përdorues i lëndëve narkotike.

Të fundit