Flash News

E-TJERA

U ekzekutua me plumb në bark në Spanjë, kush është 29-vjeçari shqiptar; 'terrorizonte' Vlorën me grabitje

U ekzekutua me plumb në bark në Spanjë, kush është

Endrit Sinaj është 29-vjeçari nga Vlora që u ekzekutua me plumb në bark në Trueta de Girona të Spanjës dhe më pas u braktis pa shenja jete në derën e një spitali.

Sipas raportimeve, Sinaj rezulton të jetë një person me precedent të mëparshëm penal, kryesisht në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Viktima u lirua me kusht pak ditë para se të vritej, pasi ishet arrestuar me një bashkëkombas të tij në kuadër të një operacioni të trafikut të marijuanës në Marbella.

Sinaj ksihte edhe llogari të hapura me drejtësinë shqiptare. Në vitin 2020 ai u arrestua si pjesë e një bande prej 5 personash që kryenin vjedhje në Vlorë.

Sinaj dhe 4 të tjerët kishin kontrolluar dhe monitoruar lëvizjet e objektivit me dron dhe më pas të maskuar si efektivë policie dhe të armatosur, e sulmuan në banesë.

Asokohe Endrit Sinaj fitoi liri të përkhshme nga Gjykata e Vlorës e cila i caktoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Të fundit