Flash News

E-TJERA

U emërua zëdhënëse e PD, Floriana Garo tregon bisedën e hershme me Bashën: I thashë dëshirën timen për t’u kthyer

U emërua zëdhënëse e PD, Floriana Garo tregon bisedën e

Moderatorja Floriana Garo ka treguar bisedat me kreun e PD, Lulzim Basha para se të emërohej zëdhënëse e fushatës së PD për zgjedhjet e 25 prillit.

E ftuar në Abc, Garo thotë se bisedat me Bashën kanë qenë të hershme, që kur kryedemokrati drejtonte bashkinë e Tiranës.

Zotin Basha nuk e kam takuar tani, por vite më parë, madje kur ishte kryetar bashkie. Kam mbështetur edhe me nismat në atë kohë, si drejtimin festivalit në RTSH, na ka ftuar edhe në zyrën e tij.

Komunikimi me të ishte i natyrshëm. I thashë këtë dëshirë timen për t’u kthyer dhe për të kontribuuar dhe më pas ai u desh ta mendonte këtë gjë.

Më sugjeroi diçka që besoj se me përshtatet dhe e ka parë të nevojshme për ta dhënë këtë kontribut brenda PD”, tha Garo.

E pyetur nëse do vazhdojë të mbështesë PD nëse humbet zgjedhjet, Garo thotë prerë: sigurisht, që të kthehem në Zvicër që humbi PD, jo”.

 

 

 

 

 

 

 


 

 

Të fundit