Flash News

E-TJERA

U gjet e mbytur, identifikohet viktima në Vlorë

U gjet e mbytur, identifikohet viktima në Vlorë

Është identifikuar trupi i pajetë që u gjet mëngjesin e sotëm pranë “Ujit të Ftohtë”.

Sipas policisë i përket shtetases R. V., 52-së Vlorës dyshohet se 52-vjeçarja e cila besohet se vuante nga skleroza është mbytur aksidentalisht në det.

Sakaq, grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën.

Vlorë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë sot, për një shtetase që dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, në lagjen “Uji i Ftohtë”, informojmë se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor është bërë i mundur identifikimi i shtetases R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e sklerozës.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

 

 

Të fundit