Flash News

E-TJERA

U gjet i pajetë, identifikohet viktima në Peqin

U gjet i pajetë, identifikohet viktima në Peqin

Është identifikuar viktima që u gjet i pajetë në Peqin.

Viktima është një 67-vjeçar i cili ishte raportuar i zhdukur nga bashkëshortja. 67-vjeçari është gjetur pa shenja dhune dhe dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

“Në lagjen “Teqe”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi B. M., 67 vjeç, për të cilin sot, rreth orës 10:45, bashkëshortja e tij ka njoftuar se ai ishte larguar nga banesa në orët e mëngjesit.

Nga kqyrja paraprake e trupit, dyshohet se 67-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës si dhe për dokumentinin e plotë ligjor të rastit”, njofton policia.

Të fundit