Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
U gjet i varur në një tabelë/ De Telegraaf: Shqiptari viktimë e përplasjeve për drogën

Gazeta De Telegraaf i ka kushtuar një artikull vrasjes së Bekimi Halilit, i cili u gjet i varur në Belgjikë. Në artikull shkruhet se i riu shqiptar mund të ishte viktimë e një hakmarrjeje në botën e trafikut të drogës.
De Telegraaf thekson se Halili ishte dënuar në vitin 2017 në Britaninë e Madhe. Gjithashtu shkruhet se shqiptari dhe banda e tij që ndodheshin ilegalisht në vend furnizonin qytetin jugor anglez Southampton me kokainë.
Gazeta De Telegraaf përmend gjithashtu se në Belgjikë, sektori i vrasjeve pranë Policisë Federale Gjyqësore në Bruksel po heton rastin. Në fund të artikullit shkruhet se hetimet janë ende në vijm, por dyshohet se viktima me shumë gjasë ishte një kriminel droge.
Artikulli
Lajmi tronditës për burrin që u gjet pa shenja jete të dielën, i varur në një tabelë trafiku në unazën e Brukselit, ka mbërritur edhe në Shqipëri. Mediat atje raportojnë se viktima është 28-vjeçari Bekim H. Ai është me origjinë nga fshati Bicaj, pranë Kukësit, një qytet në veri të Shqipërisë, jo shumë larg kufirit me Kosovën.
Ishin punëtorët rrugorë të Brukselit ata që gjetën trupin. Fillimisht, burime të mirëinformuara pranë policisë dhe prokurorisë thanë se personi mund të ishte viktimë e një hakmarrjeje në botën e trafikut të drogës. Më pas, prokuroria e Brukselit doli me një njoftim për shtyp, ku tha se është hapur një hetim dhe se vetëvrasja nuk përjashtohet.
Por tashmë media shqiptare ka zbuluar identitetin e tij: Bekim H. Thuhet se ai ishte dënuar në vitin 2017 në Britaninë e Madhe. Ai dhe banda e tij – që ndodheshin ilegalisht në vend – furnizonin qytetin jugor anglez Southampton me kokainë.
Ata kishin një makinë, një Opel Astra, brenda së cilës kishin ndërtuar hapësira të fshehta. Në këto hapësira, policia gjeti kokainë në vlerë prej 140.000 paundësh, si dhe 30.000 paund para cash. Bekim H., atëherë 21 vjeç, u dënua me shtatë vjet burg. Edhe tre personat e tjerë morën dënime shumëvjeçare me burg.
Konflikt në botën e drogës
H. u lirua përfundimisht nga burgu dhe më pas do të shkonte në Belgjikë për të rifilluar tregtinë e drogës, së bashku me drejtuesin kryesor të bandës së tij të mëparshme. Gazetari i njohur shqiptar, Artan Hoxha, e ka hetuar çështjen dhe tani pretendon se Bekim H. nuk i dha fund jetës vetë, por se është “rrëmbyer, ekzekutuar dhe më pas varur aty” – pra një larje hesapesh në botën e drogës.
Konflikt mes grupeve të mëdha
Motivi, sipas Hoxhës, është gjithashtu i qartë. Siç u përmend më parë, Bekim H. do të kishte filluar sërish aktivitetin në Belgjikë bashkë me bashkëpunëtorët e tij, por thuhet se kanë lënë të humbasë një sasi të madhe kokaine në portin e Antverpit. Ende nuk dihet me saktësi kush qëndron pas vrasjes. Sipas gazetarit shqiptar, bëhet fjalë për një “konflikt mes grupeve të mëdha”.
Për Bekim H., media shqiptare shkruan gjithashtu se ai kishte shkuar në Angli për një jetë më të mirë. “Babai i tij është i paaftë dhe motra ka probleme”.
Kartelet meksikane të drogës
Media shqiptare bën edhe një krahasim me kartelat meksikane të drogës, të cilat varin trupat e anëtarëve të bandave rivale në ura. “Fakti që një djalë i tillë përfundon në këtë mënyrë ‘në zemër të Europës’ është i pabesueshëm dhe tregon menjëherë përmasat tronditëse që ka marrë ky fenomen (i drogës)”, shprehet gazetari. Antwerpeni përshkruhet si “kryeqyteti i kokainës dhe ish-kryeqyteti i diamantit”.
Në Belgjikë, sektori i vrasjeve pranë Policisë Federale Gjyqësore në Bruksel po heton rastin. As prokuroria dhe as policia nuk e kanë konfirmuar ende identitetin e viktimës. Megjithatë, është bërë e ditur se viktima “me shumë gjasë ishte një kriminel droge”. Burime të mirëinformuara këmbëngulin se deri më tani vetëvrasja mbetet skenari më ‘i besueshëm’, por “të gjitha skenarët mbeten të hapur”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38