Flash News

E-TJERA

U gjet i vrarë me thikë, identifikohet viktima në Babrru

U gjet i vrarë me thikë, identifikohet viktima në Babrru

Identifikohet personi i cili u gjend vrarë mbrëmjen e sotme në zonën e Babrrusë në Kamëz.

Mësohet se i vrarë me thikë ka ngelur Hajdar Ismailgeci i moshës 40 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Informacion shtesë Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se është identifikuar viktima, shtetasi H. I., 40 vjeç. Grupi hetimor po vijon veprimet me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ende nuk dihen arsyet e vrasjes apo autori i krimit të rëndë. Ndërkohë që viktima është transportuar në morg, ndërsa autori ende nuk është identifikuar.

 

 

Të fundit